Sektori i administrimit të domain-it .AL është një sektor nën varësine e drejtorisë teknike të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare - A.K.E.P.

Ky sektor regjistron dhe administron emrat e domain-eve .al dhe nëndomain-et përkatëse (com.al , net.al , org.al, gov.al , edu.al , mil.al ).

Nga data 07 Mars 2008 ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e administrimit të emrave të domain-eve, rregullore e cila ka çuar në një liberalizim të këtyre emrave.Për më tepër konsultoni rregulloren.

Për konsultime të mëtejshme mos hezitoni të na kontaktoni.