Sipas Rregullores, deri në marrjen dhe publikimin e një vendimi tjetër nga Autoriteti Përgjegjës, të drejtën për të regjistruar një emër domain-i në zonën ”.al” dhe nën domain-et ”.com.al, .org.al dhe .net.al”, e kanë vetëm personat juridikë publik dhe privat, si dhe personat fizik tregtarë me rezidence të aktivitetit tregtar në territorin e Republikës së Shqipërisë të regjistruar si të tillë sipas legjislacionit në fuqi për këtë qëllim.
Çdo subjekt (person juridik publik/privat apo fizik tregtar) që pushon së egzistuari si i tillë dhe ç’rregjistrohet nga Regjistri Tregtar, në të njëjtën kohë humbet të drejtën e rinovimit të një emri domain-i të regjistruar në emrin e tij.
Kontakti administrativ
Me paraqitjen e aplikimit për regjistrim, aplikuesi për të qenë posedues i nje emri domain-i, përveç kushteve të tjera të parashikuara në Rregullore, mund të përcaktojë dhe një “kontakt administrativ”.Poseduesi, është i detyruar ta rinovojë “kontaktin administrativ” përgjatë gjithë periudhës së përdorimit të emrit të domain-it, çdo herë që ai pëson ndonjë ndryshim.
Poseduesi i emrit të domain-it, ka të drejtë të zgjedhë si “kontakt administrativ”, veten e tij ose një person juridik privat ose person fizik tregtar/jo tregtar, pavarësisht nëse ai ka ose jo marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të.
“Kontakti administrativ”, duhet të jetë subjekt/person rezident në Shqipëri dhe të ketë një adresë që domosdoshërisht të mundësojë korrespondencën në rrugë postare të dokumentave.
Me qënien rezident në Shqipëri të personit juridik privat, si dhe person fizik tregtar/jo tregtar nënkuptohet ekzistenca e selisë ose vendbanimit/vendqendrimit me adresë të identifikueshme në territorin e Republikës së Shqipëri në përputhje me legjislacionin përkatës për këtë qëllim.
|