Emër domain-i është tërësia e një serie karakteresh alfanumerike që përfshin shkronjat nga A deri tek Z, numrat nga 0 deri tek 9 dhe shenjën minus “-”. Nga pikpamja sintaksore nuk mund të regjistrohen emrat e domain-eve të mëposhtëm kur: a) Emrat përbëhen nga një karakter; b) Emrat përbëhen nga dy karaktere; c) Emrat fillojnë ose mbarojnë me minus “-”; d) Emrat përbëhen nga më shumë se 63 karaktere; e) Emrat fillojnë me dy karaktere alfanumerike të çfarëdoshme të pasuara nga dy minuse( formati “xy--”).
a) Shkarkoni formularin e Regjistrimit Model-1. b) Plotësohet me gërma kapitale emri i domainit (percaktohet me kryq zona, si p.sh “.com.al” dhe më pas plotësohet me gërma kapitale, një shkronjë për cdo kuti emri i domainit)’. c) Plotësohen me gërma kapitale të gjitha fushat në lidhje detajet e “Përfituesit”. d) Plotësohen me gërma kapitale të gjitha fushat në lidhje me detajet e “Kontaktit Administrativ” kur ai është i ndryshëm nga “Perfituesi”, në të kundërt vendoset kryq në katrorin përkatës dhe vazhdohet me pikën 4. e) Plotësohen me gërma kapitale të gjitha fushat në lidhje me detajet e “Kontaktit Teknik” kur ai është i ndryshëm nga “Perfituesi”, në të kundërt vendoset kryq në katrorin përkatës dhe vazhdohet me pikën 5. f) Plotësohen me gërma kapitale të dhënat teknike. Eshtë i detyrueshem plotesimi i të dhenave për 2 name-servera (primar dhe sekondar)! g) Plotësohen me gërma kapitale të gjitha fushat në lidhje me detajet e “Kontaktit për Likujdimin e Fatures” kur ai është i ndryshëm nga “Perfituesi”, në të kundërt vendoset kryq në katrorin përkatës dhe vazhdohet me pikën II. h) Plotësohet me gërma kapitale emër mbiemër i “Përfituesit”, Nënshkrimi, Vendi dhe Data.
i) Në Lekë në nr. e llogarisë 111113869030117 ii) Në USD në nr. e llogarisë 111113869030241 iii) Në EURO në nr. e llogarisë 111113869030128 Sipas “Rregullores”, nga dita e marrjes së konfirmimit për kryerjen e pagesës aplikuesi ka 4 ditë kalendarike afat për të kryer pagesën për ndryshe aplikimi shpallet i pavlefshëm dhe aplikanti duhet të riaplikojë nga fillimi. Pagesa për Regjistrim emër domaini rregullohet me VKM që mund ta gjeni të publikuar në faqen e AKEP, www.akep.al. b) Në qoftë se pergjigjja është negative (Aplikimi juaj RREZOHET) mund të riaplikoni duke ndjekur vërejtjet përkatese që ju bëhen nga personeli i “Autoritetit Përgjegjes”.
|
||